Pse është mirë që të flini në një dhomë të ftohtë

Temperatura e dhomës së gjumit gjatë natës është më e rëndësishme nga sa mendohet!

Gjatë verës është mirë të tregohet kujdes ndaj erës dhe të flihet me dritare hapur, por edhe gjatë dimrit rregullimi i termostatit, mund të bëjë një diferencë të madhe për shëndetin tonë.

Përtej ndjenjës së kënaqësisë të një temperature më të madhe se një tjetër, në fakt, ky element gjithashtu ka një ndikim të madh në trupin tonë. Sipas ekspertëve, temperatura optimale gjatë natës duhet të jetë mes 15 dhe 19 gradëve.

Kjo nuk është një gjendje termike nga më të ftohtat, në të cilën mund të “vdesim” poshtë jorganit përpara se të marrim veten! Për më tepër, në këtë mënyrë, trupi ynë qëndron në formë të mirë. Para së gjithash, nëse do të flemë në një dhomë të “ftohtë”, do të ulim ndjeshëm rrezikun e problemeve të lidhura me metabolizmin, mes të cilëve edhe atë të diabetit. Në këtë rast ambienti më i ftohtë favorizon prodhimin e yndyrës kafe ose yndyrës së “mirë”, dyfish nga normalja.

Ndërkohë, fjetja në të ftohtë u lejon njerëzve që të djegin më shumë kalori sesa gjatë ditës. Këto dy elemente ndihmojnë në uljen e rrezikut të diabetit dhe të shumë sëmundjeve të tjera metabolike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *