Tri shprehitë ‘e këqija’ që i kanë njerëzit inteligjentë

Psikologët kanë përcaktuar se cilat janë tri shprehitë e këqija që i posedojnë pothuajse të gjithë njerëzit inteligjentë.

Psikologia Kathleen Voghs, e cila kreu hulumtime mbi këtë temë në vitin 2013, ka thënë se parregullsia, të cilën shumëkush e konsideron një zakon të keq, është në fakt një karakteristikë e njerëzve të zgjuar.

“Mjediset e parregullta frymëzojnë shkëputjen nga tradita, e cila mund të çojë në zbulime të reja. Në të kundërt, mjediset e rregullta inkurajojnë konvencionet dhe lojën e sigurt”, ka sqaruar ajo.

Hulumtimi i publikuar në revistën profesionale, Psychology Today, zbuloi po ashtu se njerëzit që shkojnë në shtrat vonë dhe flenë gjatë në mëngjes kanë një IQ më të lartë.

“Në krahasim me njerëzit më pak inteligjentë, individët më inteligjentë shkojnë për të fjetur më vonë gjatë javës së punës dhe në fundjavë”, kanë thënë ndër të tjera shkencëtarët.

Shumë njerëz i konsiderojnë ata që shajnë si vulgarë dhe të pasjellshëm. Megjithatë, hulumtimi i kryer në Kolegjin Marist në New York tregoi të kundërtën – njerëzit që shajnë janë më inteligjentë, kanë një fjalor më të pasur dhe aftësi më të mira retorike.

Gjithashtu u zbulua se ishin më të sinqertë, sepse sharjet shoqërohen me emocione të sinqerta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *