“Tani nuk e kam më”, Dea Mishel sot u zgjua duke qarë

Dita e djeshme ka qënë mjaft e vecantë për Dea Mishel, e cila ka festuar ditën e saj të lindjes, ku ka marrë urime të pafundme nga ndjekësit edhe miqtë e saj.

Pavarësisht se ditën e saj të rëndësishme vendosi ta kalonte duke punuar për programin e saj, “Influencer”, moderatorja ka arritur të surprizohet nga fansat e saj, të cilët i kanë dërguar tufa lulesh të shumta.

Por mëngjesi i sotëm nuk ka qënë edhe aq i mirë për bukuroshën bionde, e cila është zgjuar me lot në sy. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Dea ka treguar se ka parë një ëndërr, e cila e ka trishtuar së tepërmi.

Sot u zgjova duke qarë sepse pash ëndërr sikur kisha një peshk që fliste dhe tani nuk e kam më. Uroj të jesh i lumtur peshku”, shkruan Dea bashkangjitur postimit të saj në “Instastory”, ku shfaqet me lot ne sy.

Në një tjetër postim, Dea ka publikuar foton e një peshku që kishte parë në ëndërr dhe shkruan:

“Ishte kështu dhe ishte i mërzitur sepse e kishin mbyllur në një akuarium të pisët por unë e shpëtova. Kishte super sens humori”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *