Premtimi u mbajt! Efi, imazhi më i ri i kësaj kompanie

Efi Dhedhes do të jetë imazh i ri i‘Lori Caffe’. U deshën 5 muaj pritje që ish-konkurrentja e ‘Big Brother Vip’ të vendosej imazh i kompanisë së madhe.

Prokusioni nuk e harroi edhe pse me vonesë. Gjatë këtyre muajve, të gjithë ish-konkurrentët e reality show i kemi pare në emisione, filma, xhirime, këngë e projekte të ndryshe në televizionin e Top Channel, ashtu siç u ishte premtuar.

Megjithatë, ndryshe ndodhi me Efin. Ish-konkrrentja nuk u bë e ‘gjallë’ askund. Madje ajo rrugës ‘humbi’ miqësinë e krijuar brenda shtëpisë me disa nga banorët, përmendim këtu Luizin, Kiarën e u përfol madje edhe për mikeshën e saj, Mikelën.

Megjithatë në këtë pikë të famës së saj, produksioni i ‘Big Brother Vip’ u kujtua për premtimin e bërë për ish-konkurrenten. Ajo tashmë është imazhi i ri i ‘Lori Caffe’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *