Ky është spektakli në të cilin do ta shohim Xhulin si konkurrente

Juliana Nura ish-banorja e “BBVK” këtë sezon do ta provojë veten në pistën e kërcimit.Ajo është konkurrentja e radhës e spektaklit të kërcimit, Dancing With the Stars.

Sakaq ende nuk ka një datë për fillimin e këtij programi.

Disa nga emrat e tjerë të konkurrentëve që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, dhe Atalanta Kërçyku.

Blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, dhe regjisorja Arnita Beqiraj janë konkurrentët më të fundit të “Dancing With the Stars”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *