Gisele Bündchen shpjegon pse prej dy vitesh nuk pi alkool

Gisele Bündchen është mjaft e përkushtuar në rrugëtimin e saj për t’u shëruar nga e shkuara. Supermodelja tregoi për People se prej dy vitesh nuk ka pirë asnjë pije alkoolike dhe arsyet pse e ka ndërmarrë këtë vendim.

Gisele u shpreh se e bëri këtë për të pasur një jetë më të kthjellët.

“Menjëherë pasi mbusha 40 vjeç, ndjeva një diferencë shumë të madhe mes konsumimit të një gote vere dhe faktit që nuk pija fare. Shoqëria e pranon konsumimin e një gote vere dhe njerëzit thonë se është e shëndetshme, por për mua nuk ishte kështu”, tha supermodelja, duke shtuar se “pyeti” trupin dhe vendosi që konsumimi i alkoolit dhe kafeinës nuk ishte i shëndetshëm për të.

Ajo tha se kur ndërpreu konsumimin e alkoolit, u ndje më prezente. “Isha më e qartë. Më parë ndihesha më konfuze. Tanimë, jam shumë e mprehtë, prezente dhe vërej gjëra që s’i kisha vënë re më parë. Kur nuk pi, fle shumë më mirë”.

Bündchen, që prej ndarejs nga ish-bashkëshorti, Tom Brady, me një vendim të përbashkët, e ka theksuar se po përqendrohet te mirëqenia e saj shëndetësore dhe mendore.

“Ndonjëherë, ne mund të distancohemi nga trupat tanë sepse po u largohemi vetes”, tha supermodelja dhe shtoi se në njëfarë mënyre, marrim zakone të këqija, duke nisur që nga ushqimet e pashëndetshme dhe deri te konsumimi i alkoolit. “Mendoj se kur e risjell veten në të njëjtën linjë me trupin dhe thjesht je prezent, është fantastike, sepse sillesh mirë me trupin. Merr frymë, rilidhesh”, përfundoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *