DRAMË NË SEKONDAT E FUNDIT! Ky është goli në minutën 90+5 i portierit të Lazios kundër Atletico Madrid-it

Ivan Provedel ka shkruar sot emrin në historinë e Ligës së Kampioneve. Portieri i Lacios u bë protagonist në sfidën kundër Atletiko Madrid, pasi shënoi në minutat shtesë të takimit golin e barazimit 1-1.

Pas një asisti perfekt të Luis Albertos, portieri i cili kishte dalë në ndihmë të sulmit, çoi me kokë topin në rrjetë duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kështu, ai hyri në histori si portieri i dytë i cili kishte shënuar një gol me kokë në këtë turne. I pari kishte qenë turku Sinan Bolat në dhjetorin e vitit 2009, kur në shtesën e ndeshjes kishte realizuar me fanellën e Standart Liezh përballë AZ Alkmar, duke siguruar gjithashtu një barazim për skuadrën e tij.

https://x.com/F4STHD/status/1704244228392460384?s=20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *