Dafina Zeqiri shpallet “Artistja e Vitit”

Dafina Zeqiri mori çmimin “Artistja e Vitit 2023” nga Radio Dukagjini. Ky çmim iu nda mbrëmjen e 18 shtatorit nga ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga në koncertin festiv të 24 vjetorit të themelimit të “Radio Dukagjinit”.

Këngëtarja Dafina Zeqiri u shpreh falënderuese ndaj Radio Dukagjinit për përkrahjen e vazhdueshme. Tha se ndihet e vlerësuar nga dëgjuesit që i kërkojnë këngët e saj përmes radios.

“Tash e 16 vite kam ardhur në Kosovë, për ta bërë ëndrrën time realitet. Ndihem e vlerësuar nga gjithë ata dëgjues që i kërkojnë këngët e mija”, tha ajo.

Mes tjerash “Radio Dukagjini” ndau mirënjohje edhe për artistët: Korin Siparantum, Shkelzen Doli, Shpat Deda, Vesa Luma, Rona Nishliu, Yllka Kuqi, Loreta Kaçka, Sinan Vllasaliu dhe Afrim Muçiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *