Zbulohen katër anëtarët e jurisë së “DWTS”, mes tyre edhe Olta Gixhari

Ditën e sotme burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se edhe Olta Gixhari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”.

Me Oltën plotësohet kështu katërshja e anëtarëve, ku tre të tjerët janë edhe Ilir Shaqiri kryetar i jurisë, Valbona Selimllari dhe balerina Lori Bala.

Sakaq kujtojmë që Bora Zemani do të vijë edhe këtë edicion në rolin e moderatores.Ndërsa këtë vit programi i kërcimit përflitet se do të ketë edhe një program të përditshëm në formë forumi, ku thuhet se prezantuese e tij do të jetë Kiara Tito.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *