Prej 3 vitesh 32 vjecari nga Fieri nga zënë shtratin, kërkon ndihmën e shqiptarëve për të kryer operacionin që mund ti ndryshoi jetën

Prej tre vitesh, Kledis Xhulaj nga Fieri është i paralizuar pas një aksidenti në punë ku ka dëmtuar dhe palcën kurrizore.

Pavarësisht operacionit në Spitalin e Traumës, Kledisi, babai I një djali të vogël, nuk ka mundur që të ngrihet në këmbë.

Shpresa e vetme për përmirësimin e shëndetit të tij, është një operacion që kushton përtej mundësive financiare të familjes, por që është shpresa e vetme që ai të ringrihet.

Për shkak të financave të këqija, Kledisi i bën thirrje kujtdo që ka mundësi që të ndihmojë për të plotësuar shumën e nevojshme për të kryer operacionin në Turqi.

“Jam Kledis Xhulaj, jetoj në qytetin e Fierit. Jam 32 vjeç, kryefamiljar, baba i një djali 3 vjeç. Para 3 vitesh kam bërë aksident, kam rënë nga ulliri duke punuar dhe kam dëmtuar palcën kurrizore.

Jam bërë operim te Spitali i Traumës në Tiranë nga shtylla kurrizore dhe nga mezi e poshtë nuk ndjej asgje. Jam me pelena me karoter dhe doktori në Turqi më ka thënë për transplant palce.

Te këmba e majtë më ka dalë kycci, te legeni duhet protezë. Doktorët më kanë komunikuar që këtu në Shqipëri legenin e bëjnë, po nuk kemi mundesi financiare për ta kryer si operim.

Doktori turk më ka thënë që operimi kushton 50.000 £ .Kërkoj ndihmën e shqiptarëve me një ndihme modeste që dhe unë të luaj me djalin tim”, thotë Kledis Xhulaj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *