E hoqi nga Instagrami, Mikela ka dy fjalë për Luizin:Njeri i degj…

Luiz Ejlli prej ditësh ka qenë në qendër

të mediave rozë për shkak të ‘unfollow-vëve’

në Instagram dhe një prej tyre është edhe Mikela Pupa.

Kjo e fundit, e ftuar në “Shqipëria Live”

tha se nuk u kushton rëndësi veprimeve të tilla,

ndërsa shtoi se i respekton të gjithë ish-banorët.

“Unë kam respekt dhe kam komunikim për të gjithë banorët.

Seç bëjnë heqin e shtojnë nëpër Instagram nuk u kushtoj rëndësi fare,

kudo që i shoh i përshëndes. Siç përshëndeta edhe Luizin poshtë,

që më kishte hequr para dy ditësh nga Instagrami.

Për mua nuk bëjnë sens këto gjëra, me qëllim që të përflitesh. Unë kam respekt për të gjithë”, tha Mikela.

Kujtojmë se Luizi pak ditë më parë hoqi nga Instagrami disa prej ish-konkurrentëve, si : Efi Dhedhes, Krist Aliaj dhe Mikela Pupa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *