Bleona provokon me foto, ndjekësja: Kush ia var më kësaj, është plakur

Bleona Qereti është një nga femrat më të bukura, jo vetëm në Shqipëri. Ndonëse nuk është aktive me projekte muzikore, Bleonën e gjeni në Instagram me postime të shpeshta, shpesh edhe provokuese.

Siç ka ndodhur së fundmi, ku ajo ka ndarë disa foto nga një dhomë hotel, postime që kanë nxitur komente të shumta. Ajo shfaqet e shtrirë teksa lexon një gazetë. Ndërkohë pranë saj qëndron një zonjë që i mban gotën e shampanjës dhe dikush tjetër që i vesh këpucët.

Se kush ja var më kësaj tani, besoj vetëm pleqtë se në atë kategori është futur kjo”, i ka shkruar dikush në seksionin e komenteve.

Këtë koment këngëtarja e ka lexuar dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje menjëherë.

“Po ti pse ma var shtrohet pyetja? Se këtu as nuk komenton dot nëse nuk më ndjek. Ik tani bëj unfollow dhe shijo këto vite që të kanë ngelë, pa u shqetësuar për mua”, i shkruan Bleona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *