Sofiela tregon në Love Island historinë e jetës së saj

Mëngjesin e sotëm, dy nga vajzat e “Love Island” e kanë nisur ditën duke biseduar me njëra tjerën. Sofiela dhe Xhoana, teksa ndodheshin në oborr kanë ndarë së bashku përjetime nga e shkuara, por edhe planet e së ardhmes.

Ka qenë Sofiela ajo që ka folur pak më shumë për veten, duke na zbuluar edhe historinë prekëse të fëmijërisë së saj. Teksa po fliste për dëshirën që ka për të krijuar familje e për të bërë fëmijë, ajo ka treguar se është rritur pa baba. Prandaj, nuk do donte kurrë që fëmija i saj të përjetonte të njëjtën gjë

Ky rrëfim erdhi pasi Xhoana i propozoi që të bëjë një fëmijë me invitro, pa pasur nevoj për një partner.

“Unë jam rritur me vështirësi, pa një prind. Se kam pasur atë dashurinë dhe prandaj dua shumë të kem një bashkëshort”, u shpreh Sofiela.

Më tej, përmes batutës ajo u shpreh se ka frikë se do të dalë fjala e Arlindit i cili pak ditë më parë ju drejtua duke i thënë se nuk do të gjejë burrë.

“Ose do të dali fjala e Arlindit që më tha s’ke për të gjetur burrë”, tha ajo duke buzëqeshur, por ne shpresojmë që Sofiela ta gjejë dashurinë e saj brenda “Love Island”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *