Bleona Qereti i kthehet keq ndjekëses (FOTO)

Që Bleona Qereti nuk di të plaket kjo tanimë është e ditur. Jo vetëm në fytyrë ku duket se nuk njeh moshë, por dhe fiziku i saj vazhdon të jetë bombastik.

Prej vitesh tashmë ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku krahas karrierës muzikore i ka hyrë edhe aktrimit ku është bërë pjesë e disa roleve filmike.

Gjithashtu këngëtarja e njohur qëndron pranë fansave të saj edhe përmes rrjeteve sociale, kur herë pas here poston imazhe mjaft provokuese.

 E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku në “Instagram” Bleona ka ndarë me mijëra ndjekësit disa fotografi ku shfaqet mjaft elegante dhe seksi.

Bukuroshja shqiptare i ka realizuar pozat në një dhomë hoteli, ku shfaqet e shtrirë në krevat teksa lexon një gazetë. Ndërkohë pranë saj qëndron një zonjë që i mban gotën e shampanjës dhe dikush tjetër që i vesh këpucët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *