Antishqiptar, shan vendin që….”, plas sërish sherri mes Bledi Manes dhe Arian Çanit

Gazetari Bledi Mane, që para pak muajve u bë i njohur në Kosovë për disa deklarime kontroverse ndaj kosovarëve, së fundi është marrë edhe një herë tjetër me kolegun e tij, Arian Çani.Duke komentuar në lidhje me procesin gjyqësor për blerje votash ndaj kyebashkiakut të zgjedhur të Himraës, Fredi Bleri, Mane në një intervistë për “Euronews Albania” u ndal dhe te mbrojtja që Çani i ka bërë rastit të Belerit së fundi në një intervistë të tij.

Mane tha se Çani është një person i cili pasurohet çdo ditë në Shqipëri, por e shan atë në çdo dalje të tij publike. Shtoi se nëse një gazetar grek do të fliste keq për kombin e vetë, ai nuk do të mund të dilte më kurrë në televizionet greke.

“Janë disa çështje Dhuli që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, unë dje zotëri kam mbetur i shokuar nga një tjetër Beler i medias shqiptare që quhet Arian Çani. Antishqiptari më i thekur i medias shqiptare, njeriu që pasurohet çdo ditë në Shqipëri dhe shan Shqipërinë. Arian Çani është njëriu që i hapen dyert, dritare, shpartallon nacionalizmin, shan kombin, shan popullatën dhe një tjetër Beler i lihen këto hapsira. Belerit ia treguam vendin. Me kushtetutë asnjë vend nuk të lë të sulmosh atdheun tënd. Imagjino të ishte një korenspondent i juaji në Athinë, të dilte te Sky ose te ERT dhe të shante Greqinë çdo natë. Ça do të ndodhte? Ku do të ishte sot ai gazetar?”, tha ish-banori i Big Brother VIP Albania 2.

Mane dhe Çani edhe para shumë vitesh kanë pasur një përplasje verbale mes vete, e shoqëruar edhe me ofendime ndaj njeri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *