Pamje tragjike / Youtuber-i nxjerr videon 22-vite të papublikuar të 11 Shtatorit

Një Youtuber ka publikuar për herë të parë pas 22 vitesh një video të filmuar gjatë tragjedisë së 11 Shtatorit në SHBA.

Mijëra foto dhe video e kapën momentin tragjik pas goditjes së Kullave Binjake me dy aeroplanët e marrë peng nga terroristët, duke i shkaktuar vdekjen rreth 3000 personave.

Por një video gati rreth 8 minuta e gjatë e publikuar në Youtube nga Kevin Ëestley, deri tani nuk ishte bërë e njohur për publikun.

Në video dallohet momenti kur avioni i dytë godet kullën, ndërsa qindra njerëz të shokuar dëgjohen teksa thërrasin të frikësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *