Çifti i njohur do të martohet

Chris Evans dhe Alba Baptista do të martohen edhe një herë tjetër në Portugali, në mënyrë që edhe familja e saj të mund të festojë së bashku me çiftin ditën më të lumtur të dashurisë së tyre.

Chris dhe Alba u martuan në fundjavë në një ceremoni private në shtëpinë e tij dhe sipas burimeve, do të ketë një tjetër dasmë në Portugali. “Do të bëhet një tjetër mbledhje në Portugali për anëtarët e familjes së Alba-s që s’mund të ishin në Massachusetts, gjatë kësaj jave besoj”, u shpreh burimi, duke shtuar se çifti planifikon që të shkojë në Portugali për muajin e mjaltit.

Aktori 42-vjeçar dhe bashkëshortja, 26 vjeç, u martuan një ceremoni shumë private, në të cilën ishin prezentë miq dhe familjarë të çiftit. Lista e të ftuarve përfshinte ndër të tjerë persona, edhe kolegët e Evans, si: Robert Downey Jr, Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner.

Ylli i “Avengers” dhe aktorja e “Mrs. Harris Goes to Paris” u përfolën për romancën e tyre në nëntor të vitit 2022, kur një burim tha për People se dyshja është lidhur prej një viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *