Pas Arbanës dhe Eduartit, një tjetër çift martohet me dasmë të blinduar: Të ftuarit nënshkruajnë marrëveshje

Pas Arbanës dhe Eduartit që u martuan në Itali me një dasmë të blinduar, duket se kjo metodë po përdoret edhe në vende të tjera. Aktori Chris Evans është martuar me aktoren Alba Baptista në një pronë private në Cape Cod, Massachusetts, të shtunën, sipas revistës People.

Të ftuarit përfshinin familjen e nuses dhe dhëndrit, si dhe kolegët e Evans në “The Avengers”.

Burime thanë se dasma ishte “e blinduar”, me të ftuarit që nënshkruan një marrëveshje dhe dorëzuan telefonat para dasmës.

Marrëdhënia e Evans dhe Baptista u zbulua për herë të parë rreth nëntorit 2022, pasi mediat raportuan se dyshja ishin në lidhje mbi një vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *