Silvinjo përlotet dhe i drejtohet shqiptarëve me shpirt

Trajneri Silvinjo është përlotur gjatë intervistës për mediat duke falenderuar në radhë të parë tifozët që mbushën stadiumin përballë Polonisë. Silvinjo tha se kjo fitore në radhë të parë I përket shqiptarëve.

“Kemi patur një stadium me 22-23 mijë tifozë. Kjo është një fitore në radhë të parë për shqiptarët që kanë mbështetur këtë kombëtare”, tha Silvinjo duke u përlotur gjatë intervistës.

“Kjo është një skuadër që mund të shkojë shumë më tej. Kombëtarja ka një peshë tjetër dhe e kuptoj shumë mirë çfarë ndjejnë shqiptarët”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *