Pamje të rënda! Shqiptarët të vrarë brenda dhe jashtë makinës, tronditen grekët

Tronditje të madhe ka shkaktuar atentati mafioz i ndodhur pasditen e sotme në Greqi ku mbetën të vrarë gjashtë persona të kombësisë shqiptare.

Një banor i zonës duke folur për mediat greke ka treguar se çfarë ka parë të ndodhte në lagjen e tij kur autorët kanë sulmuar makinën e gjashtë shqiptarëve duke i vrarë të gjithë.

Isha në kompjuter kur dëgjova të shtëna të vazhdueshme. E dija se ishte një armë pasi të hënën nuk ka pagëzime apo dasma. Isha i shqetësuar sepse kjo këtu është lagjia jonë. I kishin mbuluar trupat, erdhi Policia dhe nga sa mora vesh ishin të gjithë të vdekur. Kur mbërrita këtu, viktimat ishin në makinë.

Në vendngjarje u gjetën 25 gëzhoja dhe sipas raportit të policisë targat e makinës në të cilën udhëtonin viktimat ishin false ashtu si edhe ato të autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *