Kim Kardashian në lidhje dashurie me futbollistin e njohur?

Kim Kardashian po përflitet për një romancë dashurie me Odell Beckham Jr të Baltimore Ravens.

Gjatë një paraqitjeje në podcastin Deux U, burimi dha disa të dhëna për njeriun e ri të Kim përpara se të zbulonte identitetin e tij. Ata i thanë se Kim po takohet me një yll të futbollit amerikan që luan për një ekip në bregun lindor përpara se të zbulonte: “Është Odell Beckham Jr.”

Për momentin, nuk ka pasur asnjë konfirmim apo mohim të lajmit, por u deshën vetëm disa sekonda që fansat të fillonin të komentonin mbi interesin e ri romantik të Kim Kardashian. Reddit shpërtheu me komente: “E dija. Një tjetër komentoi: “Sinqerisht kjo do të ishte qesharake dhe shpresoj se është e vërtetë.”

Disa vite më parë, OBJ u pa duke u shoqëruar me Khloé Kardashian, megjithatë, ajo mbylli çdo thashethem romantik duke postuar në Twitter “TWIMC: Më falni që po ju plas flluskën. Por kur disa pije, pak flirtim bëhen bashkë gjërat mund të duken ndryshe .”

Para Odell, Kim ishte e lidhur me yllin e NFL, Tom Brady. Dyshja thuhej se po afroheshin, por Tom i mbylli thashethemet pasi u pa me modelen Irina Shayk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *