Fifi flet për marrëdhënien me Adrola Dushin: Për hatër të djalit…

Romanca e Fifit me Adisin ka marrë vëmendjen në rrjet prej kohësh, teksa shpeshherë komentohej dhe ish-marrëdhënia që partneri i Fifit ka pasur me modelen Adrola Dushi me të cilin kanë një djalë.

Së fundmi, Fifi iu është përgjigjur 25 pyetjeve të “Prive”-s rreth jetës së saj personale dhe profesionale. E pyetur rreth raportit që ka me Adrola Dushin, Fifi tha se ka një marrëdhënie shumë korrekte me të.

“Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër…përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marr këshillat për çunin tim”, u shpreh Fifi.

Këngëtarja foli dhe për komentet negative të njerëzve rreth marrëdhënies së saj me Adisin, teksa theksoi se njohja me të erdhi shumë vite pasi ai i kishte dhënë fund lidhjes me Adrolën.

“Unë as nuk është që kam prishur ndonjë marrëdhënie as nuk kam hyrë në ndonjë marrëdhënie, përkundrazi unë e kam gjetur Adisin në një periudhë shumë të largët prej momentit kur ai i ka ndarë rrugët me Adrolën. Pse unë e kam përzgjedhur atë njeri, e kam përzgjedhur sepse ai përmbush gjysmën time, edhe unë jam shumë e lumtur që e kam në krah”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *