“Publiku ka vendosur…”/ Nuk është Kiara, ja kush e shoqëron Luizin në makinë per ne Shkoder: Del Video…

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, sa vjen e po bëhet edhe më aktiv me karrierën e tij pas daljes nga “Big Brother VIP”. Të gjitha këngët që ai ka publikuar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Luizi përpos xhirimeve në filmin “Në kuadër të dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa solo e disa bashkëpunime.

Por jo vetëm kaq, pasi fituesi i edicionit të dytë të BB VIP, duket se ka vendosur që të jetë pranë fansave të tij edhe përmes rrjeteve sociale. Ai është mjaft aktiv në profilin e “Instagram”-it, ku ndan me 611 mijë ndjekësit foto e video nga përditshmëria e tij.

Mëngjesin e kësaj të diele, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku tregon se është nisur për në vendlindje, Shkodër. Ai gjithashtu ka zbuluar se e shoqëron nëna e tij.

“Për Shkodër me mbretëreshën”, ka shkruar Ejlli bashkëngjitur me videon që është bërë menjëherë virale në rrjet.

Ndërkohë në videon në fjalë ai dëgjohet të thotë: “Publiku ka vendosur…”, dhe tregon nënën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *