E mban larg syrit të publikut, Robert Berisha flet për herë të parë për vajzën e tij të madhe

Nuk kanë qenë të pakta herët kur moderatori i njohur, Robert Berisha, ka tërhequr vëmendjen në mediat rozë për jetën e tij personale.

E së fundmi, kantautori ka folur si rrallë herë për jetën e tij personale, teksa ishte i ftuar në ‘ATV’. Roberti zbuloi për herë të parë se pse nuk e kishte bërë publike deri tani vajzën e tij të madhe, e cila sot është 17-vjeç.

Ai tregoi se arsyeja kryesore ka qenë mosha e saj, ndërsa shtoi se ka dashur që ajo fillimisht të rritej dhe më pas të vendoste vetë nëse do të dëshironte të ishte një person publik apo jo.

“Shumë prej jetës private kam treguar, ndoshta këtë nuk kam pasur qejf për ta treguar, sepse ndoshta as ajo nuk ka qenë gati. Kam pasur qejf të rritet njëherë, që të jetë e gatshme ajo me thënë “babë, a ke qejf tani ti me u bë publike”. Tashmë është rritur dhe normal që komunikojmë, edhe normal ka pranu, edhe normal që unë që vjet për datëlindje kur i ka bërë 16 vjet, e kam postuar (në rrjetet sociale)”,  u shpreh Roberti.

Kujtojmë se Berisha ka edhe një vajzë tjetër, Renne, të cilën e ka me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *