Armando Broja reagon pas fitores së madhe të Kombëtares shqiptare kundër Polonisë

Shqipëria mposhti 2-0 Poloninë dhe hodhi një tjetër hap që e afron me Europianin ‘Gjermani 2024’, teksa troiumfi i kuqezinjve ishte si një dhuratë e veçantë edhe për sulmuesin Armando Broja, i cili pikërisht këtë 10 shtator feston ditëlindjen e 22-të.Ndonëse jashtë grumbullimit pasi nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi, sulmuesi i Chelsea-t ka ndjekur ndeshjen nëpërmjet ekranit dhe i është bashkuar festës kuqezi në përfundim të saj…

“Çfarë fitore”, shkruante Broja në Instagramin e tij, ku kishte shpërndarë një foto të kuqezinjve që festonin golin e parë, të shënuar nga Jasir Asani.

Sulmuesi pritet të rikthehet në kombëtare në muajin tetor, kur Shqipëria të përballet me Republikën Çeke në “Air Albania”, aty ku një fitore mund të vlejë matematikisht biletën për në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *