Aksident tragjik në Itali, vdesin 4 të rinj, 2 të plagosur rëndë

Ky është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Cagliari, Itali.

Katër të rinj humbën jetën, dy djem dhe dy vajza nga 18 deri në 20 vjeç. Dy bashkëmoshatarë u transportuan në spital në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në Viale Marconi në drejtim të Quartu Sant’Elena.

Gjashtë të rinjtë po udhëtonin me një Ford Fiesta e cila u përplas në trotuar dhe më pas u përmbys.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ambulancat, zjarrfikësit dhe policia bashkiake e Cagliarit. Fatkeqësisht për katër persona nuk mund të bëhej asgjë pasi u konstatuan të vdekur në vendin e ngjarjes.

Prokuroria e Cagliarit ka hapur një hetim për aksidentin.

Dyshohet se shpejtësia e madhe ka qenë shkak i aksidentit tragjik.

Sipas hetimeve të kryera nga policia lokale, 19-vjeçari Alessandro Francesco Sanna drejtonte Ford Fiesta-n dhe pranë tij ishte ulur Najibe Lavinia Zaher e së njëjtës moshë.

Në sediljen e pasme ndodheshin katër djemtë e tjerë.

Punonjësit e policisë bashkiake po mbledhin dëshmitë e ndryshme dhe po shikojnë pamjet nga kamerat e zonës të cilat filmuan të gjitha fazat e aksidentit. Makina është sekuestruar për çdo hetim tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *