Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, Shaqiri me postim emocionues

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në prag të kësaj ndeshje, Xherdan Shaqiri ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”

“Gjithmonë ka qenë ëndërr të luajë një herë në Kosovë, aty ku kam lindur. Do të shijojë çdo sekondë”, ka shkruar futbollisti nga Zhegra, i cili mbron ngjyrat e “Helvetikëve”.

Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *