Don Xhoni dhe Butrint Imeri i kalojnë pushimet bashkë në Ibiza të Spanjës, SHIKO PAMJET NE VIDEO

Artistët shqiptarë, Don Xhoni dhe Butrint Imeri, tashmë e kanë dëshmuar se janë miq të ngushtë.

Ata pas përfundimit të sezonit të verës kanë vendosur që t’i kalojnë pushimet së bashku.

Të njëjtit së fundmi përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se ndodhen në Ibiza të Spanjës.

Dyshja e famshme e estradës shihen duke u argëtuar në masë të madhe me njëri-tjetrin.

Këngëtarët e njohur kanë bashkë edhe një këngë të lansuar vitin e kaluar “Corazon”.

Ky projekt i tyre për një vit ka grumbulluar afro 80 milionë klikime në platformën YouTube.

Veç kësaj, Don Xhoni e Butrinti edhe këtë verë kanë qenë tejet të ngarkuar me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

Shiko videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *