Debati me Aida Shtinon për paratë e Xhinos, Kozaku jep “zgjidhjen e tij”

Xhino Merkohasani është një 37-vjeçar i cili pas një aksidenti në vitin 2021, ka mbetur invalid.

Rasti u bë publik për mediat në emisionin e Aida Shtinos. Familja e Xhinos, në pamundësi ekonomike bëri thirrje publike për ndihmë.

Ditën e djeshme, Albeu.com raportoi se Aida Shtino akuzohet nga familja e Xhinos se i ka vjedhur ndihmat që shqiptarët i kanë dhuruar.

“Kur i kërkova lekët që ishin mbledhur nga shqiptarët për Xhinon, më tha që ishin mbledhur vetëm 300 mijë lekë me të cilat pagova ambulancën”, thotë nëna e Xhinos për Aida Shtinon në një video LIVE në TikTok me personazhin e njohur të këtij rrjeti social, Kozaku.

Ky i fundit, pas debatit ka ofruar një zgjidhje tjetër.

Në Instagramin e tij, Kozaku ka shpërndarë linkun e ri të një llogarie “GoFundMe” dhe i bën thirrje shqiptarëve që të ndihmojnë sadopak Xhinon. Ai gjithashtu i bën thirrje ndjekësve të tij që ta shpërndajnë sa më shumë këtë link në mënyrë që ndihma të jetë e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *