Ky është Gramoz Palushi. Gramozi vdiq sepse po festonte fitoren e Shqipërisë kundër Greqisë, Ishte vetëm 20 vjeç / Shpërndajeni

Ky është Gramoz Palushi. I lindur në Kukës, kishte emigruar në Greqi për një jet më të mirë. Më 4 shtator 2004 Shqipëria do të luante në “Qemal Stafa” me Greqinë. Fituam 2 me 1, duke mundur të saposhpallurën Kampione Europe.

Gëzuan shqiptarët ngado ku ishin dhe padyshim diaspora është më e ndjeshme. Në ishullin Zakinthos në Greqi po festonte edhe Gramozi.

Një turmë grekësh e sulmuan pas shpine duke i ngulur thikën. Kur shkoi në spital, personeli mjekësor nuk e trajtoi siç duhej dhe e la për një kohë të gjatë pa e prekur me dorë me justifikimin se nuk ishte i siguruar.

Autori i vrasjes në fillim u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa më pas apeli ia uli me 22 vite burg. Gramozi vdiq sepse po festonte fitoren e Shqipërisë kundër Greqisë. Ishte vetëm 20 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *