E thumboi publikisht, Fero takohet me Gold Ag: “Me të vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër”

Reperi Fero ditë më parë mori pjesë në emisionin “Kojshia Show” ku dha një deklaratë e cila mendohej si thumb ndaj reperit Gold Ag.

Ai u pyet nga ana e moderatorit se çka mendon për këngëtarët e tjerë që kanë hyrë në fe dhe vazhdojnë të mirren me muzikë, ai tha se në islam hyhet komplet dhe se kjo fe nuk e pranon laramanin.

Ndërsa, për të shuar të gjithë ‘lëmshin’ që u bë, mbrëmjen e sotme publikoi një fotografi krah tij.

“Me të vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër”, shkroi Fero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *