E papritur/ Luizi jep njoftimin e rëndësishëm për sezonin e ri televiziv

Pas suksesit të arritur në formatin e Big Brother Vip Albania, këngëtari Luiz Ejlli sapo njoftoi se do të jetë pjesë e formatit të radhës të Top Channel, ‘Dancing With The Stars’, të cilin e prezanton Bora Zemani.

Nuk dihet ende se çfarë pozicioni do të mbajë Luizi në këtë spektakël, do të jetë në Juri, do të jetë pjesë e stafit apo konkurrent, na mbetet vetëm të presim.

Që prej largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luizi po shënon një sukses të madh dhe në media u përfol shumë për pjesëmarrjen e tij në emisione, një ndër sugjerimet ishte pjesëmarrja e tij në Big Brother Albania Vip 3 në rolin e Opinionistit pas Arbër Hajdari pasi dy sezone më parë njoftoi se nuk do të jetë pjesë e këtij formati si kolumnist.

Përveç suksesit në këngë, Luiz po shijon edhe dashurinë me moderatoren e njohur Kiara Tito, e cila ishte edhe pjesë e formatit të Big Brother Albania Vip 2.

Edhe për Moderatorin ka pasur shumë zëra për poste në Top Channel. Një nga nderimet e tij ishte prezantimi i emisionit PërPuthen, por pak ditë më parë u njoftua se emisioni do të drejtohet nga prezantuesja Megi Pojani.

Ndaj duhet të presim se ku do ta shohim Kiara Titon në këtë sezon të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *