Çifti i njohur i jep fund martesës 4-vjeçare

Këngëtari Joe Jonas ka bërë kërkesë për divorc nga aktorja Sophie Turner pas katër vitesh martesë.Këngëtari 34-vjeçar i grupit Jonas Brothers bëri kërkesë për t’i dhënë fund martesës në Gjykatën e Qarkut Miami-Dade të Floridas të martën.

Dokumenti thotë se “martesa midis palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme”, sipas letrave të marra nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Megjithatë, Jonas ka vazhduar të postojë foto me unazën e martesës në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Jonas Brothers janë aktualisht në turne dhe kanë performuar në një shfaqje në Austin, Teksas të dielën. Pas koncertit, Jonas ka postuar një foto në Instagram ku shihet qartë unaza e tij.

Turner, 27 vjeç dhe Jonas u martuan në një ceremoni të fshehtë në Las Vegas më 1 maj 2019, pas Billboard Music Awards të atij viti.
Ata patën një ceremoni të dytë një muaj më vonë në Chateau de Tourreau në jug të Francës, me miqtë dhe familjen e tyre.

E para nga dy vajzat e çiftit, Willa, lindi në vitin 2020. Vajza e tyre e dytë lindi vitin e kaluar, por ata nuk e kanë bërë publike emrin e saj.
Jonas po kërkon kujdestarinë e përbashkët të vajzave, sipas dokumenteve të divorcit. Çifti kishte një marrëveshje paramartesore që Jonas pret të zbatohet, sipas dosjes.

Dyshja filluan të takoheshin në fund të vitit 2016 dhe njoftuan fejesën e tyre në tetor 2017

Turner, e cila është nga Northampton Angli, është më e njohur për rolin e saj si Sansa Stark në Game of Thrones, dhe gjithashtu është shfaqur në serialet dramatike The Staircase dhe ekskluzivitetin e filmit X-Men.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *