Mbetet kafsha më besnike/ Historia prekëse e qenit endacak që shpëtoi foshnjën e hedhur në plehra mëngjesin e së mërkurës

BEJRUT- Libani u trondit dhe i indinjuar nga historia e një foshnjeje që u hodh me një qese plastike të zezë në koshin e plehrave dhe u shpëtua aksidentalisht nga një qen endacak. Vajza e vogël u gjet pranë një ndërtese komune në Tripoli, mëngjesin e së mërkurës.

Sipas thenationalnews.com, qeskën e mbante një qen endacak, kur një kalimtar dëgjoi të qante foshnjën dhe e dërgoi menjëherë në spital. Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë foshnjën, e cila duket se është rreth 4 muajsh, me të nxira në fytyrë dhe trup.

Rasti ka tronditur vendin, por ka sjellë edhe shumë oferta për të adoptuar foshnjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *