Georgina Rodriguez shfaqet në Festivalin e Filmit në Venecia me çantën me çmim marramendës…

Georgina Rodriguez sigurisht u sigurua që të rrëmbente gjithë vëmendjen kur mbërriti në Venecia për Festivalin e 80-të Ndërkombëtar të Filmit të martën.

E dashura e Cristiano Ronaldos, 29 vjeçe, kishte veshur një bluzë korseje të gjatë dhe të lidhur me pantallona, gjersa me vete mbante një çantë të rrallë të markës “Hermes Birkin” në vlerë prej 200 mijë funtesh (235 mijë euro) teksa shëtiti nëpër aeroportin “Marco Polo”.

Aksesori luksoz i Georgina ka një çmim që varion nga 120,000 (124,000 euro) deri në 480,000 funte (562,000 euro), në varësi të gjendjes dhe printimit të krokodilit në çantë, shkruan DailyMail.

Çanta e veçantë e saj dukej e ngjashme në stil me një krokodili të bardhë mat i llojit “Diamond Himalaya Niloticus Birkin 30”, i cili u shitet për 239,158 funte (280,000 euro) duke e bërë atë çantën më të shtrenjtë të shitur në ankand.

Ajo dukej edhe më shik me pamjen e saj elegante, teksa mbante një palë syze dielli.

Pasi zbriti në qytet, Georgina hipi në një taksi uji dhe pozoi për disa fotografi argëtuese në bord.

Ekspertët nga tregu i nivelit të lartë të tregtisë elektronike i thanë një herë revistës “Vogue” se ‘Birkin Himalayan’ mund të jetë çanta më e rrallë në botë.

“Diamanti 30 centimetra Himalayan Birkin është ndoshta çanta e dorës më e rrallë dhe më e dëshirueshme në botë”, duke shtuar se çanta i ofrohet vetëm “një klienti VIP shumë të respektuar”.

Kompania e çantave luksoze “Hermes” rrit krokodilat në fermën e saj dhe të gjesh një me lëkurë albino është jashtëzakonisht e rrallë; Shtëpia e ankandeve “Christie’s” e përshkroi shitjen në fillim të këtij viti si blerje të ‘historisë së modës’

Në vitin 2014, një bagazh i ngjashëm u shit në ankand për 185,000 dollarë (172,000 euro) dhe çmimet janë përshkallëzuar që atëherë. Vitin e kaluar, një “Hermes Birkin” i mbushur me diamant u shit për 222,000 dollarë (207,000 euro).

Shtëpia e modës mbetet e pakapshme se sa prej çantave shiten çdo vit, me blerësit e zakonshëm që mbërrijnë në dyqan shpesh pengohen t’i blejnë ato në favor të klientëve të famshëm ose të profilit të lartë të modës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *