Ndodh për herë të parë në historinë e Love Island, 4 vajza në Shqipëri zgjedhin të njëjtin djalë

Ndodh për herë të parë në patentën e “Love Island”, 4 vajza zgjedhin të njëjtin djalë të vilës luksoze për të vazhduar rrugëtimin e tyre. “Love Island Albania” ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës. Ky show zgjoi mbrëmjen e sotme mjaft emocione, por duket se surprizat nuk kanë mbaruar ende. Katër islanders patën një “përplasje” që në hyrje të emisionit.

Vajzat zgjodhën njëra pas tjetrës të njëjtin djalë dhe bëhet fjalë për Sergein, djalin simpatik i cili është i apasionuar pas muzikës dhe aktivitetit fizik. Vajzat që e zgjodhën Sergein janë Artemisa, Amadea, Sofiela dhe Irisi.

Ndërkohë që pati edhe surpiza nga ana e djemve të cilët, në disa raste hezituan të bënin një hap para për të treguar se kishin simpati për një vajzë. Ilda ishte vajza e vetme e cila nuk e zgjodhi Sergein.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *