Pasi e dhunoi dhe kërcënoi Arbenitën, Fero shprehet i penduar

Gjërat kanë ndryshuar pas skandalit që përfshiu javë më parë reperin Fero dhe Arbenita Ismajlin. Pasi doli nga paraburgimi, Fero bëri të ditur se kishte hequr dorë nga muzika, e…

Gjërat kanë ndryshuar pas skandalit që përfshiu javë më parë reperin Fero dhe Arbenita Ismajlin.

Pasi doli nga paraburgimi, Fero bëri të ditur se kishte hequr dorë nga muzika, e se do i përkushtohej fesë islame.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emision “Kojshia Show”, ku ndër të tjera ai ka treguar se është penduar për të gjitha veprimet e këqija që ka bërë.

“Nuk është turp me kërku falje por turp është që të përsëritësh gabimin. Iu kërkoj falje të gjithë njerëzve që iu kam bërë padrejtësi.”– tha artisti.

Teksa gjatë intervistës iu kërkoi falje të gjithë personave që iu ka bërë padrejtësi, Fero u shpreh se tani e do bashkëshorten e tij 200 herë më shumë sesa më parë.

E kam dashur nënën tim, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën tim dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullorë. Tani që e kam kuptuar fenë tanë nëse nënë time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”, është shprehur Fero.

Ndër të tjera artisti rrëfeu se ditën e tretë të qëndrimit në burg ai është udhëzuar nga Allahu që të bëhet predikues i fesë Islame.

Un jam udhëzuar në burg ditën e tretë. Allahu më ka udhëzuar në burg.”– tha artisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *