Zbulohet konkurrenti i dytë i “Love Island Albania”

Love Island Albania ka zbuluar konkurrentin e dytë./

Padiskutim që ka pasur kuriozitet të madh nga publiku për protagonistët e programit, por më i veçanti është pikërisht Aleksandros. Dhe për këtë ka një arsye.

Personazhi i njohur vjen me një eksperiencë ndryshe nga “Ishullorët” e tjerë për shkak që ka marrë pjesë në “Love Island Greece”, ku arriti që të shkonte deri në natën finale. Nuk ka gjetur dashurinë në Greqi, por vjen në kerkim të saj në “Love Island Albania”.

Bukuroshi dëshiron që ta përjetojë dhe njëherë eksperiencën e “Love Island”, por kësaj rradhe në atdhe. Ai është i njohur dhe në rrjetet sociale ku numëron mbi 43 mijë ndjekës. Aleksandros vjen në “Love Island Albania” me synime të qarta, për tu dashuruar dhe për të fituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *