“Gjynah” – Çfarë po ndodh mes Borës dhe Donaldit? Shpërthejnë pamjet virale në rrjet

Moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj, kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se janë duke punuar në një projekt të ri. Çifti ka treguar…

Moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj, kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se janë duke punuar në një projekt të ri.

Çifti ka treguar se po merren me një prodhim kinematografik të zhanrit komedi-romancë.

Skenari i filmit mësohet se do të trajtojë copëza nga historia e tyre e dashurisë. Ndërkohë në profilet e tyre në rrjetet sociale, ata herë pas here kanë ndarë me ndjekësit e shumtë disa momente nga sheshi i xhirimeve.

Bora shumë herë ka treguar se ketë verë nuk ka bërë pushime dhe është lodhur nga angazhimet e saj, duke theksuar se janë çdo ditë me xhirime në vende të ndryshme deri në mbyllje të filmit i cili pritet të shfaqet gjatë muajve të vjeshtës.

Së fundmi, partneri i saj ka publikuar një video në “Instastory” ku moderatorja shfaqet teksa fle në makinë. Në një moment, Donaldi shkon dhe i troket te xhami i mjetit dhe ajo çohet trembshëm.

“Gjynah”, ka shkruar aktori i humorit bashkëngjitur me pamjet që tashmë janë bërë virale në rrjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *