E bija feston ditëlindjen e parë, Arbana ndan e emocionuar fotot dhe dedikimin special

Data 1 shtator është shumë e veçantë për familjen e Arbanës dhe Eduartit. Si sot 1 vit më parë, erdhi në jetë vajza e tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Zoi. Për këtë ditë speciale, Arbana vendosi që të na zbulonte disa foto të adhurueshme me vogëlushen, Eduartin dhe djemtë.

Ata pagëzuan Zoin në kishë dhe e gjithë familja ishte aty. Përkrah fotove, Arbana ndau dhe disa fjalë zemre për të voglën e saj që e cilëson si ‘ëngjëll’.

“Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *