Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta kitaristi i grupit legjendar

Kitaristi i grupit Dire Straits, Jack Sonni ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare. Vdekja e muzikantit u njoftua në një postim emocionues nga grupi i famshëm, ku shkruhej “Jack Sonni…

Kitaristi i grupit Dire Straits, Jack Sonni ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

Vdekja e muzikantit u njoftua në një postim emocionues nga grupi i famshëm, ku shkruhej “Jack Sonni Rest In Peace DireStraits”.

Sonni njihej si ‘kitaristi tjetër’ i grupit gjatë epokës Brothers in Arms, emër i albumit të tyre të pestë, të publikuar në vitin 1985.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur.

Të martën, “Dire Straits Legacy”, një grup zyrtar muzikantësh që bënë turne me grupin, njoftoi se Jack kishte përkeqësim të shëndetit në një postim në mediat sociale.

Sonni kishte punuar në dyqanin e famshëm të kitarave në Nju Jork, “Rudy’s Music Stop” në vitet 1970, kur takoi për herë të parë bashkëthemeluesit e The Dire Straits, David dhe Mark Knopfler.

Ai luajti së bashku me grupin në koncertin ikonik “Live Aid” të vitit 1985 në stadiumin “Ëembley” që mblodhi para për urinë që goditi Etiopinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *