“Armiq të betuar” në lojë, por si është tani marrëdhënia e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit? Aktorja flet pa “doreza” dhe rrëfen çdo gjë

Aktorja e njohur Olta Gixhari dhe këngëtari Luiz Ejlli ishin ndër konkurentët më të përfolur të “Big Brother Vip”, teksa gjatë qëndrimit në këtë reality show dyshja u shndërruan në ‘armiq’ të betuar.

Mirëpo pas daljes nga spektakli dy ish-banorët u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, pasi ata janë protagonistët kryesorë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Së fundmi Olta ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, ku një ndër ta e ka pyetur aktoren se a ka një miqësi me Luizin. Olta ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjes duke postuar një foto me këngëtari, duke iu deklaruar se ‘JO’.

Mesa duket ish-banorët nuk shkojnë aq mirë me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e ka treguar më së miri vetë aktorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *