U merrte 5 mijë lekë banorëve për vendparkimin publik, arrestohet i “forti”

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi përvetësonte pagesat e qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte e destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë.

Nga hetimet e policisë u pa se shtetasi në fjalë kishte punësuar gjithashtu 2 adoleshtë, të cilët i shfrytëzonte si punëtorë në këtë biznes.Shtetasi E. K., 37 vjeç, iu merrte shuma nga 300 në 500 lekë qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë publike pa pagesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i kontrolleve të përditshme që specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës kryejnë në subjekte të ndryshme ekonomike, për të kontrolluar nëse kanë të punësuar shtetas të mitur, në kundërshtim me specifikat e ligjit për këtë veprimtari, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të këtyre aktiviteteve, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i paligjshmërive në të dyja këto fusha”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *