Në një lidhje dashurie pas 10 vitesh si beqare, rrëfehet Zhaklin Lekatari: “I kam gjetur të gjitha tek ky person“

Gazetarja Zhaklin Lekatari ka folur sot për lidhjen e saj të dashurisë, pas 10 viesh si beqare.

Në një intervistë në “Pushime On Top” ajo ka pranuar për herë të parë publikisht, se është në një marrëdhënie dashurie.

“Po, është e vërtetë, nuk kam pasur një lidhje prej 10 vitesh. Kjo sepse gjithmonë kam dashur të kem në krah një person që më mbështet dhe jo të më kufizojë; dikë që ma bën jetën të lumtur, jo të ma vështirësojë. Po, të gjitha këto i kam gjetur tek ky person…”, është shprehur gazetarja.

Ndërsa e pyetur nëse ka plane për fejesë apo fëmijë ajo tha se për momentin nuk ka plane.

“Unë nuk jam nga ato që bëj plane të mëdha. Për momentin jam e lumtur dhe gjërat janë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *