Ankoheni për çmimet “e kripura” në jug? 200 lekë shezlloni në Darzezë

Prej vitesh çmimet “e kripura”, ne plazhet e jugut te Shqiperise jane bere nje teme e nxehte bisede. Plazhet e Jugut janë një magnet për turistët vendas dhe të huaj përpos çmimeve të larta. Por pakënaqësi për pushuesit kanë sjellë sidomos çmimet e shezllonave të cilat janë rritur tejmase ku shpenzimi për një vend në plazh është shndërruar në një sfidë financiare.

Por, me një çmim prej vetëm 200 lekëve për një shezllon, plazhi i Darzezës në Fier është shndërruar në një opsion të preferuar për ata që duan të shijojnë diellin dhe detin pa shpenzuar shumë.

Por edhe restorantet në këtë plazh, me ushqimet e tyre të freskëta dhe bio, gjithashtu kanë çmime të përballueshme për shumicën e pushuesve të cilët nuk ngurojnë të ulen dhe të shijojnë gatimet e tyre.

Për ata që janë në kërkim të një eksperience të thjeshtë, pa “luksin” dhe çmimet e shfrenuara të plazheve të jugut, që duan të shijojnë rërën kurative, ujin e detit dhe argëtimin, Darëzeza është bërë një ndalesë e preferuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *