Ky është çipsi nga Serbia ku u gjet substanca kancerogjene, gjendet edhe në tregun e Kosovës

Në patate të skuqura të prodhuara në Serbi, një nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen u gjet sot në kufirin kroat.

Inspektorati Shtetëror i Kroacisë ka konfirmuar për N1 se është prodhuesi Chips ëay d.o.o. nga Çaçaku dhe produkti “CHIPS bits&bytes ribbed paprika” në paketim 150 gram.

Këto patate të skuqura, sipas N1, janë me aromë piper dhe kanë një afat prodhimi deri më 25 dhjetor 2023.Barkodi i produktit është 3 856025 853261, seria L28062023 (L280623 A09:31).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *