Bebe Rexha dhe Ava Max ‘elektrizuan’ publikun në Rumani

Këto ditë në Rumani është mbajtur festivali i madh, Untold.

Festivali i cili zhvillohet çdo vit në territorin e Transilvanisë, edhe këtë vit mirëpriti në skenë artistë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.

Pjesë e listës së performuesve ishin edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Filllimisht në skenë është ngjitur artistja Ava Max, e cila ka interpretuar një varg hitesh, kryesisht nga albumi i saj i fundit “Diamonds & Dancefloors”.

Ndërkohë, pasi ka mbaruar këngëtarja nga Shqipëria, skena gjigante është liruar për këngëtaren botërore me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Bebe Rexha.
Ashtu si Ava, 33-vjeçarja ka interpretuar një mori hitesh nga karriera e saj dhe kryesisht këngët nga albumi i saj më i fundit, “Bebe”, të cilin e noxri në shitje në muajin prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *