“E ka kry fakultetin por se dinë qa është seksi…”

Seksologu i njohur kosovar, Hajrullah Fejza në intervistë për Insajderi ka folur për problematikat me të cilat ballafaqohen qytetarët sa i përket marrëdhënieve seksuale.

Ai është shprehur se ka persona që kanë të kryer fakultet por s’janë të informuar mbi aktin seksual.

“E ka fakultetin e mbarum por nuk ka as idenë për organet seksuale, dinë me fol për penisin e vaginën kurgjo tjetër…”, ka thënë ai.

Doktori ka folur edhe për tema të tjera të rëndësishme që lidhen me marrëdhënien seksuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *