Kjo eshte arsyeja perse lekuret e limonit nuk duhet ti hidhni, sidomos tani ne stinen e Veres

Shumica e njerëzve, sapo përdorin limonët në gatim, i hedhin në koshin e mbeturinave.

Megjithatë, në realitet, lëkurat e mbetura janë shumë më të dobishme sesa mund të mendoni.Një arsye që do t’ju bëjë të mos i hidhni më, sidomos tani në verë, është kjo e mëposhtmja.

Me lëvozhgën e limonit ju mund të mbani në masë të madhe mizat, milingonat dhe insektet e tjera jashtë shtëpisë tuaj. Mbushni disa thasë me lëvozhgat dhe lërini jashtë dritareve dhe dyerve të shtëpisë.

Shumë insekte si mizat, buburrecat dhe milingonat e urrejnë aromën e agrumeve dhe qëndrojnë larg saj.Është karakteristikë se në shumë tekste historike të lashtësisë përmendet se në atë kohë përdornin limonin për t’i bërë shtëpitë dhe garderobat e tyre të nuhasin mirë dhe njëkohësisht për të mbrojtur rrobat nga tenja dhe insektet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *