U tha se ka prishur raportet me Noizyn, Luizi tregon çfarë ka ndodhur mes tyre

Mungesa e emrit të tij në listën e këngëtarëve që do të marrin pjesë në koncertin e Noizyt, bëri që fansat e tyre të aludojnë për një prishje raporte mes tyre.

Madje si arsye u dyshua paralajmërimi i bashkëpunimit me Getoar Selimin.

Ejlli, përmes një videoje ka reaguar duke konfirmuar se nuk do të marrë pjesë e duke sqaruar arsyen e mungesës së tij.Po lexoja nëpër portale, pse nuk është Luizi te koncerti i Noizyt. Përgjigja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dhe të gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë. Të shkëlqejë si di ai. Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak. Nëse doni të na fusni në sherr vazhdoni jeni të mirëpritur, nëse doni me na nda vazhdoni, unë nuk kam armiq në art, në kulturë e në sport unë kam qejf mos me pas armiq as në jetë, por jeta i ka këto, mos keqinterpretoni gjëra që nuk janë, mos shpikni gjëra nga hiçi se dilni bllof”, tha Luizi duke  shuar zërat se mes tij dhe Noizyt nuk ka më raport miqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *